E detyron që të bëjë punë shtëpie, 14-vjeçari denoncon babanë e tij në Kinë (Video)

Një 14-vjeçar në Kinë, ka denoncuar babanë e tij, pasi ky i fundit e ka detyruar që të bëjë punë të ndryshme të shtëpisë. Mediat shkruajnë se babai mori këtë vendim sepse i biri i tij i kalonte netët dhe ditët me telefon në dorë.
Por, kjo nuk shkoi mirë. I nervozuar që babai e detyroi të ndahet nga telefoni, adoleshenti doli nga shtëpia për t’u nisur drejt stacionit policor, nga ku akuzoi babanë “për punë ilegale të fëmijëve”. Policët kujdestarë nuk mund ta kuptonin se çfarë po ndodhte kështu e përcollën deri në shtëpi.
E babai i tij i shpjegoi policisë se çfarë kishte ndodhur, e sipas ligjeve në fuqi në Kinë punët e shtëpisë nuk cilësohen si “punë ilegale”, kështu babai i tij është liruar nga akuzat. Policët ishin shokuar me djaloshin që për një gjë të tillë e kishte raportuar babanë, madje i propozuan që t’ia merr telefonin të birit, por djaloshi i është kundërpërgjigjur menjëherë me pak fjalë: “vërtetë mendoni se kam vetëm një telefon? Sa naivë që jeni”.


