Del në pension miu 7-vjeçar, në 5 vite karrierë gjeti plot 71 mina dhe qindra municione të pashpërthyera

Njihuni me miun Magawa, i cili për 5 vite në karrierë ka gjetur 71 mina dhe qindra municione të pashpërthyera në Kamboxhia. Aktualisht 7-vjeç ai ka dalë në pension dhe ka marrë medalje të artë për trimëri si zbulues minash.
Për mediat ndërkombëtare, rritësi i tij tha se miu është ngadalësuar në punë pasi ishte në moshë të thyer dhe i duhet të largohet. Mësohet se miu është trajnuar nga një organizatë belge bamirësie, me nuhatjen e tij ka pastruar më shumë se 141 mijë metra katrorë tokë nga minat. Tashmë ai do qëndrojë edhe pak kohë në Tanzani pasi do të jetë në shërbim të minjve të rinj që do të stërviten për të gjetur municione në Kamboxhia.


