Britania zbut masat, heq karantinën për amerikanët dhe europianët e vaksinuar
Lajmifundit
/
28 July 2021, 20:58
Bota

Anglia ka zbutur kufizimet për personat nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga java e ardhshme do të lejojë të gjithë vizitorët nga këto vende, të cilët janë vaksinuar plotësisht, që të udhëtojnë pa detyrimin e karantinës.
Konfirmimi ka ardhur nga Ministria britanike e Transportit, që po tenton t’i japë një shtysë të madhe dhe shumëpritur kompanive ajrore dhe atyre të udhëtimeve.
Ky vendim pritet që të ndiqet edhe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.
Megjithatë, udhëtarët duhet të kryejnë një test për Covid-19 para dhe pas mbërritjes në Angli.


