I bllokuar që dje, rinis aksioni për të nxjerrë turistin polak nga kanionet e Gjipesë

Aktualitet

I bllokuar që dje, rinis aksioni për të nxjerrë turistin

Nuk është nxjerrë ende nga humnera ku ra mbrëmjen e djeshme, turisti polak në kanionet e Gjipesë.

Burime bëjnë me dije se këtë mëngjes ka rinisur operacioni për shpëtimin e tij, që duket se po has në vështirësi për shkak të terrenit të thyer.

Punonjësit e zjarrfikëses dhe policisë kanë qenë në zonë dhe gjatë natës, por e kanë pasur të vështirë transportimin e turistit.

Ndërkohë që sot kanë shkuar dhe një punonjës i shëndetësisë pasi polaku ka dëmtime në të gjithë trupin si dhe një këmbë te thyer.

Ai ka ngecur në një greminë të ngushtë në 50 m dhe kjo e bënë më te vështirë punën për transportimin e tij.

Në këtë kanion kanë qenë dy turistë polakë duke eksploruar, njëri është në gjëndje të mirë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion