Anijet e NATO-s futen në Detin Mesdhe, “frikë” nga reagimi i Rusisë
Lajmifundit
/
8 Qershor 2021, 12:31
Bota

Futja e 4 anijeve ushtarake të NATO-s nga deti Mesdhe për në detin e Zi mund të rrisë tensionet mes Rusisë dhe NATO-s. Kjo pasi Rusia e konsideron këtë si një zonë ekskluzive të veten. Sipas mediave të huaja, këto anije janë 3 britanike dhe një holandeze, që në kuadër të stërvitjes “Europe Defender21”, do kryejnë manovra në detin e Zi.
Ndërkohë, një flotë e madhe e NATO-s njoftohet se është afruar në ujërat përballë bazës ruse të Tartusit në Siri, gjë për të cilën mediat ruse kanë dhënë alarmin. Kujtojmë se NATO po realizon një stërvitje të madhe në të gjithë rajonin, ku edhe Shqipëria u përfshi.


