“C`janë ato fjalë?” Uroi Agron Shehajn për garën në PD, Stresi rrëfen telefonatën me të atin

Aktualitet

“C`janë ato fjalë?” Uroi Agron Shehajn për garën

Artisti i muzikes rep Stresi (Arkimed Lushaj) mbështet hapur Lulzim Bashën si kryetar të PD në zgjedhjet e brendshme të 13 qershorit.

Ai u detyrua të japë shpjegime pas një komenti që i bëri biznesmenit Agron Shehaj, ku i shkruante “Të priftë e mbara” duke iu referuar garës në selinë blu.

Menjëherë pas kësaj, Stresi tregoi se ka marrë një telefonatë nga babai i tij që i kërkonte “llogari” për komentin. Reperi qartësoi se për të dhe familjen e tij, PD-ja ka kryetar vetëm Bashën.

“Më mori baba sot në telefon, e gjithë familja. Unë thash çfarë kishte ndodhur? Arkimed ç’është ai shkrim që ke bërë për zotin Agron Shehaj. Unë e kam përkrah Agron Shehajn në zgjedhje.

Unë të gjithë i kam shpërndarë, por kjo nuk do të thotë se ne përkrahim Shehajn për kryetar. Ju them portaleve, ju lutem mos shpifni. Ju e dini fort mirë, se vetëm një kryetar ka PD, Lulzim Basha. Unë ju bë thirrje që ta votoni”, shkruan Stresi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion