Dhunoi ish-të dashurën dhe i kërkoi para në mënyrë që të vazhdonin lidhjen, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Dhunoi ish-të dashurën dhe i kërkoi para në mënyrë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj i-sh të dashurës. Po ashtu, sipas policisë, dyshohet se ai i ka kërkuar një shumë parash ish-të dashurës së tij, në mënyrë që të vazhdonin lidhjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në menyrë që të vazhdonin lidhjen", thuhet në njoftimin e Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion