Jini vigjilentë, pikërisht këto tri shenja paralajmëruese të kancerit nuk duhet ti injoroni

Soft

Jini vigjilentë, pikërisht këto tri shenja paralajmëruese

Kanceri është një nga shkaqet kryesore për numrin e lartë të vdekjeve në botë. Për këtë, mjekët herë pas here publikojnë këshilla dhe paralajmërime, sesi ta kuptojmë që diçka nuk shkon me trupin tonë. Në një studim, dedikuar këtij rasti, shkruhet se janë tri shenja paralajmëruese që asnjëri nga ne nuk duhet ti injorojë.

E nisim me humbjen e peshës, që sipas “American Cancer Society”, është simptoma e parë e kancerit të ezofagut, pankreasit, stomakut dhe mushkërive. Kanceret e tjera, siç janë ai i vezorëve, nuk shkakton humbje peshe pasi që tumori rritet aq shumë saqë prek edhe stomakun. Kjo bën që ju ta hasni atë më herët.

Të vjella, humbja e apetitit, vështirësi në përtypje apo gëlltitje janë gjithashtu simptoma.

Ndryshimi i madhësisë së nishaneve po ashtu. Shenja e parë e melanomas është gjithmonë një nishan i ri apo një ndryshim në pamje të një nishani të vjetër.

Ndryshimet e shprehive për të shkuar në ËC; Aktiviteti i zorrëve mund të ndryshojë nga personi në person. Kjo përfshinë edhe aktivitetin e zorrëve të juaj, kontrollin e tyre kur dilni jashtë dhe ngjyrën e jashtëqitjeve. Derisa disa ndryshime të fecesit mund të paraqesin infeksione të përkohshme, disa mund të jenë indikacion më i madh që janë shenja të kancerit.

Urinimi i shpeshtë, gjaku në urinë, vështirësi gjatë urinimi gjatë natës janë shenja të hershme të kancerit në prostatë. Ndryshimet abnormale në ngjyrë të urinës dhe jashtëqitjeve konsiderohen:

Jashtëqitje të zeza, të ndara

Jashtëqitje me ngjyrë argjile

Jashtëqitje me ngjyrë të kuqe të thellë

Jashtëqitje me ngjyrë të bardhë

Ndryshimet e zakonshme në jashtëqitje janë:

Jashtëqitje të thata

Jashtëqitje të forta

Myk apo lëng rreth jashtëqitjes suaj

Jashtëqitje të holla

ME TE LEXUARAT