Alarmohet Franca, sulmohet me armë një spital, raportohet për viktima
Lajmifundit
/
12 April 2021, 17:03
Bota

Dy njerëz u qëlluan me armë përpara një spitali në Paris të hënën, ka thënë një burim për Reuters.
Burimi në fjalë ka thënë se një person kishte vdekur, një tjetër ishte plagosur dhe po trajtohej në spitalin para të cilit ishte qëlluar.
Sulmuesi iku me një motor, tha burimi, duke shtuar se asgjë nuk dihej për motivin e sulmit.
Ndërkohë mediat raportojnë se sulmuesi kishte një armë të fshehur pas shpinës dhe iku me një motor.
Një nga viktimat është një roje sigurie dhe “personi që ka qëlluar është në arrati”.


