Qëlluan me vezë eskortën e Ramës në Manzë, protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës

Aktualitet

Qëlluan me vezë eskortën e Ramës në Manzë,
Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy protestuesve të arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama pritet të zhvillohet në Gjykatën e Durrësit.

Albi Dema dhe Edison Likaj u arrestuan nga Policia të shtunën, pasi dyshohet se morën pjesë në protestën në zonën e Manzës, ku u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.

Ndërkohë, pranë ambienteve të gjykatës kanë mbërritur edhe mbështetës të dy protestuesve, në pritje të vendimit për masën e sigurisë.

Ngjarja u regjistrua më 14 nëntor, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, ku një grup protestuesish tentoi të bllokonte rrugën dhe qëlloi me vezë e sende të forta drejt automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion