“Moralin tim e kishit problem…”- Bia Khalifa thumbon pas skandalit me VIP-at shqiptarë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Bia Khalifa, ka reaguar në rrjetet sociale pas situatës së krijuar rreth videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në internet.
Përmes një postimi në InstaStory, Bia iu është drejtuar atyre që, sipas saj, prej muajsh e kanë kritikuar dhe gjykuar për mënyrën e saj të jetesës dhe moralin.
Duke iu referuar videove të lidhura me kompozitorin Adrian Hila, ajo thekson se nuk është pjesë e asnjërës prej tyre, ndërsa ironizon personat që e kanë gjykuar më herët.

“Për ata që me muaj më kanë thënë: S'na duhen çika si ti në Shqipëri, një pyetje e shpejtë; cila prej videove të Adrian Hilës është e preferuara juaj. Për moralin tim keni thënë shumë, ndërkohë unë nuk jam pjesë në asnjërën nga videot", u shpreh ajo.
"Problemi nuk paska qenë kurrë morali im. Thjesht ju duhej dikush për ta gjykuar", theksoi mes tjerash.
Gjithsesi, vazhdoni me të njëjtin qëndrim. Morali selektiv është i turpshëm”, ka shkruar Bia.
Me këtë reagim, ish-banorja ka zgjedhur t’u përgjigjet publikisht kritikave, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si është gjykuar në të kaluarën për moralin e saj.


