Telefonat e gazetarëve konfiskohen në Air Force One, çfarë po ndodh pas samitit në Kinë?

Një veprim i pazakontë është ndërmarrë nga Shtëpia e Bardhë pas përfundimit të vizitës së presidentit amerikan në Kinë. Gazetarëve që ndodheshin në bordin e Air Force One, gjatë udhëtimit të kthimit, u janë marrë telefonat celularë për arsye sigurie.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari i grupit të shtypit presidencial, i cili njoftoi kolegët që nuk ndodheshin në avion se pajisjet e tyre po konfiskoheshin përkohësisht. “Telefonat tanë po merren në këtë kohë për arsye sigurie”, thuhet në mesazhin e tij.
Avioni presidencial u nis nga aeroporti i Shenzhenit rreth orës 18:45 me orën lokale, pas takimit trepalësh mes Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin.
Marrja e telefonave ka tërhequr vëmendje, pasi një procedurë e tillë nuk ishte ndjekur gjatë vizitës së mëparshme të Trump në Kinë, në muajin maj. Edhe gazetarja e Fox News, Jackie Heinrich, e cila drejton Shoqatën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, konfirmoi se në atë rast nuk ishte zbatuar një masë e tillë.
Trump pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara pa ndalesa të tjera pas samitit, ndërsa sekuestrimi i pajisjeve elektronike ka nxitur pikëpyetje mbi arsyet e vërteta të kësaj mase.
Kjo vjen në një kohë kur presidenti amerikan ka lënë të hapur mundësinë e një takimi me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë qëndrimit të tij në Azi.


