“Nuk ishte provokim”/ Shaqiri zbulon çfarë ndodhi pas festës me shqiponjë ndaj Serbisë

Xherdan Shaqiri ka zbuluar detaje interesantenga karriera e tij me Zvicrën, duke u ndalur tendeshja ndaj Serbisë në Botërorin 2018.
Ai kashpjeguar arsyet e festimit me shqiponjë,presionin e madh që përjetuan lojtarët dhendikimin që pati kjo ngjarje në ekip. Nëintervistën për “RSI”, Shaqiri foli gjithashtu përgolat ndaj Shqipërisë dhe eksperiencën e tij nëEvropianët dhe Kupat e Botës.
“Goli ndaj Serbisë dhe festa me shqiponjë- Mendoj se para ndeshjes ishte shkruar shumë në media dhe kishte pasur shumë provokime, edhe gjatë ndeshjes, edhe para saj.
Në fund të ditës, për mua ishte e rëndësishme që mbi të gjitha ta fitonim këtë ndeshje në aspektin sportiv.
Donim të tregonim se ishim aty për futboll, jo për politikë. Natyrisht, në fund kishte edhe dimension politik”, ka thënë Shaqiri.
Ai thotë se festa me shqiponjë nuk ishte provokim.
“Por ai ishte edhe reagim emocional, sepse ishte shkruar dhe ishte provokuar shumë. Mendoj se të gjithë e tepruam pak, përfshirë edhe mediat. Shumë njerëz nuk e panë si diçka të bukur”, tha ai.


