Trondit bashkëshortja e Mario Leminës denoncon sjelljen fyese në një restorant në Stamboll

Showbiz

Trondit bashkëshortja e Mario Leminës denoncon sjelljen fyese në

Bashkëshortja e futbollistit të Galatasaray-t, Mario Lemina, Fanny Neguesha, ka denoncuar publikisht një incident të ndodhur në një restorant në zonën Sarıyer të Stambollit.

Sipas mediave turke, Neguesha kishte shkuar në restorant së bashku me një mikeshë, ku pretendon se disa pjesëtarë të stafit u sollën në mënyrë të vrazhdë dhe fyese ndaj saj.

Pas incidentit, ajo reagoi publikisht, duke e cilësuar sjelljen si të papranueshme dhe duke theksuar se askush nuk duhet të trajtohet ndryshe për shkak të pamjes apo prejardhjes.

Pas reagimit të saj, drejtuesit e restorantit mësuan se bëhej fjalë për bashkëshorten e futbollistit të njohur dhe tentuan t’i kërkonin falje përmes një ndërmjetësi, duke e ftuar atë dhe Leminën të riktheheshin në lokal.

Neguesha e kritikoi edhe këtë qasje, duke e cilësuar si standard të dyfishtë. “Tani që mësuan se jam bashkëshortja e një futbollisti, duan të rikthehem”, është shprehur ajo.

Fanny Neguesha, Mario Lemina dhe dy fëmijët e tyre jetojnë në Stamboll, pas transferimit të futbollistit te Galatasaray.

ME TE LEXUARAT