Ulet nafta dhe benzina për shqiptarët, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Aktualitet

Ulet nafta dhe benzina për shqiptarët, Bordi i Transparencës
Bordi i transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nafta do të shitet me 201 lekë për litër, ndërsa benzina me 160 lekë litrin.

Konkretisht: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  189 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 160 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 148 lekë/litër.

Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë  59 ekë/litër për automjetet.

Gjithashtu, çmimi i gazoilit  për aktivitetin e peshkimit do të jetë 105 lekë/litër.

 Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora  14.00  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

 Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

  Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion