Takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve”, Rama mbërrin në Berlin, pritet nga kancelari Merz!

Politikë

Takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve”, Rama mbërrin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, në kuadër të takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetarëve” (Coalition of the Willing).

Kreu i qeverisë shqiptare merr pjesë në këtë takim me ftesë të kancelarit Merz, në një tryezë ku do të diskutohet për çështje që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin evropian.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë takim vjen në kuadër të angazhimit të saj në bashkëpunimin me aleatët strategjikë dhe kontributit në çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion