Trump, Putin dhe Xi dalin me deklaratë të përbashkët, këto janë katër pikat për të cilat ranë dakord

Presidenti amerikan Donald Trump, ai i Kinës, Xi Jinping dhe ai rus, Vladimir Putin kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me katër pika ku shprehin përkushtimin për të ruajtur stabilitetin strategjik dhe sigurinë ndërkombëtare.
Deklarata thotë se ata diskutuan sigurinë energjetike dhe planin për të rritur prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës.
Gjithashtu theksohet çështja e imunitetit që gëzojnë zyrtarët shtetërorë.
Lidhur me çështjen bërthamore, të tre udhëheqësit kanë rënë dakord se "lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë" dhe se dialogu ishte duke vazhduar për të parandaluar përhapjen bërthamore.
Deklarata e plotë:
Deklarata e Krerëve të Shteteve të Kinës, Rusisë dhe SHBA-së drejt Paqes:
Xi Jinping, President i Republikës Popullore të Kinës, Vladimir Putin, President i Federatës Ruse, dhe Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takuan në Shenzhen më 19 nëntor 2026.
Krerët e shteteve të Rusisë dhe SHBA-së shprehën vlerësimin e tyre për Kinën që priti këtë Samit historik trepalësh.
Të tre krerët e shteteve zhvilluan një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi situatën aktuale ndërkombëtare dhe u angazhuan për ruajtjen e stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare:
1. Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u angazhuan për reformimin e OKB-së, në mënyrë që ajo të mund t'u përgjigjet më efektivisht sfidave globale dhe t'i përmbahet misionit të saj thelbësor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
2. Të tre vendet planifikojnë të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të naftës së përpunuar, në dobi të të gjitha kombeve. Ato riafirmuan rëndësinë e flukseve të qëndrueshme të energjisë.
3. Të tre krerët e shteteve theksuan se parimi i pëlqimit të shtetit dhe respektimi i imuniteteve të zyrtarëve shtetërorë janë të një rëndësie parësore, si dhe ranë dakord se Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe organet e tjera të ngjashme nuk duhet të abuzojnë me juridiksionin e tyre.
4. Të tre krerët e shteteve riafirmuan se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë. Të tre vendet do të zhvillojnë një dialog mbi reduktimin e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.


