Aditivë në bulmet, rreth 1 milion kg shtesa ushqimore në treg/ Ekspertët ngrenë shqetësime për sigurinë

Aktualitet

Aditivë në bulmet, rreth 1 milion kg shtesa ushqimore në treg/

Nënproduktet e qumështit, si djathi, gjiza, salca e kosit, që shiten në marketet e vendit tonë, nuk përgatiten vetëm me qumësht, por prodhimi i tyre mbështetet edhe nga shtesat ushqimore, ato që quhen aditivë.

Nga viti 2025 e deri në tetor të vitit 2026, baxhot dhe fabrikat e qumështit kanë përdorur afërsisht 1 milion kg aditivë të llojit: proteinë, kazeinë, Lactomin 35, VPC 35, Rileprot 4A, Textion, Progek 800.

“Futja e koncentrateve proteinike me origjinë të qumështit, qofshin edhe kazeinat, bëhet më shpesh për nënproduktet që do të prodhohen në procesin e përpunimit të qumështit”, tha Lumturi Papa-pedagoge UBT.

Sipas AKU-së, këto shtesa janë përdorur në 12 subjekte, të cilat e kanë të deklaruar edhe në etiketën e produktit, por, nga ana tjetër, AKU-ja nuk konfirmon sasinë e aditivëve ushqimorë që është hedhur në qumësht apo djathë.

Këtu lind dyshimi se proteinat e qumështit mund të jenë përdorur edhe në subjekte të tjera që nuk deklarojnë prodhimin e bulmetit me shtesa ushqimore, ku tregtarët e qumështit, për të ulur kostot e prodhimit e për të rritur fitimin e tyre, shtojnë proteina me origjinë të ndryshme.

“Për shembull, për djathin përdoren për të rritur konsistencën e djathit, futen tek kosi për të rritur viskozitetin e kosit, që të mos ndahet në nivel, ose futen në qumësht për të përmirësuar nivelin e qumështit”, u shpreh ajo.

Sa më shumë kazeinë të jashtme, aq më pak qumësht duhet për fabrikat për të prodhuar djathin apo salcën e kosit.

“Rrezja është sasia e qumështit që duhet për të prodhuar 1 kg djathë. Rrezja varet gjithmonë nga përbërja e kazeinës. Kazeina është produkt ose përbërës i proteinës së qumështit. Sa më e lartë të jetë përmbajtja e kazeinës, aq më e mirë është rrezja e kthimit të qumështit në djathë. Kjo është në interes të industrisë, pasi përdor më pak qumësht për 1 kg djathë të prodhuar”.

Ekspertja e nënprodukteve të qumështit, Lumturi Papa, thotë se përdorimi i 1 milion kg proteinave dhe mungesa e gjurmueshmërisë vënë në rrezik sigurinë ushqimore.

“Nuk gjejmë asnjë produkt blegtoral ku të etiketohet nga cila zonë ka ardhur dhe me çfarë sistemi janë mbajtur kafshët. Për sa kohë nuk kemi gjurmueshmëri, pikëpyetjet janë të shumta nëse janë të sigurta apo jo”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion