Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, avokati sqaron çfarë ndodhi

Aktualitet

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka paraqitet në SPAK,
Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçkës është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme.

Pasi doli nga ambientet e SPAK ai nuk pranoi të fliste për mediet. Ndërsa avokati i tij Gurali Brahimllari u shpreh shkurtimisht se Gaçi u pyet në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.

“U pyet në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime”, u shpreh avokati.

Reklamë 
Nuk dihet ende se për cilën çështje është paraqitur Gaçi në SPAK, ndërsa kujtojmë se ai është thirrur edhe herë tjetër në Prokurori, pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpuim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqeje prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije metra katrorë.

ME TE LEXUARAT