Tenderat e hekurudhës dhe KESH, vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në SPAK

Politikë

Tenderat e hekurudhës dhe KESH, vartësit e Belinda Ballukut paraqiten
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur këtë të enjte sërish në SPAK.

Po ashtu, këtë të enjte në dyer e SPAK është paraqitur edhe Viola Haxhiademi, ish-drejtore e KESH-it.

Kjo e fundit më parë ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të ish-zëvendëskryeministres dhe njëherësh ish-ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Një ditë më parë, në ambientet e SPAK u thirrën edhe dy vartësit e tjerë të Ballukut, Gentian Gjyli (ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar – ARRSH) dhe Erald Elezi (ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion