Atentat ndaj mediave në protestë/ Efektivi i FNSH-së shkelmon bombën molotov dhe ia hedh gazetarëve (VIDEO)
Lajmifundit
/
31 October 2026, 19:34
Aktualitet

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Në kulmin e përplasjeve, u hodhën edhe molotovë në drejtim të efektivëve dhe autobotëve të policisë.
Në një prej rasteve të regjistruara, një efektiv i FNSH-së shihet duke goditur me këmbë një molotov, i cili përfundon në drejtim të grupit të gazetarëve që po ndiqnin zhvillimet nga afër.
Pamjet e momentit tregojnë lëvizjen e efektivit për të larguar mjetin shpërthyes, por edhe rrezikun që paraqiti drejtimi i tij në një zonë ku ndodheshin gazetarët.


