“Opozita jemi ne!”/ Media italiane pasqyron protestën në Tiranë: Studentët kundërshtojnë përfshirjen e PD-së, përplasje me policinë

Politikë

“Opozita jemi ne!”/ Media italiane pasqyron protestën në

Media italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët kanë vijuar edhe sot tubimin përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimit të medias italiane, protesta është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Disa kosha mbeturinash janë përfshirë nga flakët, ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë dhe bomba molotov. Në përgjigje, policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Përplasjet kanë zgjatur rreth 30 minuta. Një pjesë e protestuesve është tërhequr, por marshimi ka vijuar edhe mes reshjeve të shiut, në drejtim të Kryeministrisë.

“Il Fatto Quotidiano” shkruan se protestat kundër qeverisë në Shqipëri kanë nisur prej muajsh, ndërsa situata është tensionuar më tej që prej muajit tetor.

Një pjesë e artikullit i kushtohet edhe përpjekjes së opozitës, të drejtuar nga Sali Berisha, për t’iu bashkuar protestës së studentëve. Sipas medias italiane, kjo nismë është kundërshtuar nga të rinjtë, të cilët kanë artikuluar thirrjen: “Opozita jemi ne!”. Studentët kanë krijuar madje edhe një kordon për të penguar afrimin e militantëve të opozitës.

Media italiane raporton gjithashtu se pranë Ministrisë së Arsimit janë dislokuar forca të shumta policore. Artikulli ndalet edhe te masat e paralajmëruara nga qeveria shqiptare ndaj protestuesve, përfshirë gjoba që mund të arrijnë deri në 5,500 euro për personat përgjegjës për akte dhune.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion