PESHËNGRITJE / Do të garonte në Baterinë C, Briken Calja tërhiqet nga Botërori

Sport

PESHËNGRITJE / Do të garonte në Baterinë C, Briken Calja

Në Ningbo të Kinës, prej disa ditësh vijojnë garat për Kampionatin Botëror të peshëngritjes, aktiviteti më i rëndësishëm vjetor i shtangës. Në këtë kompeticion merr pjesë edhe Shqipëria, e cila parashikohej të konkurronte me katër sportistë, por një ditë para garës Briken Calja ka njoftuar tërheqjen.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kamponi kuqezi ka bërë të ditur se për shkak të problemeve fi zike nuk do të marrë pjesë në këtë kompeticion. “Një moment shumë i vështirë, por një vendim i domosdoshëm! Me keqardhje njoftoj tërheqjen time nga Kampionati Botëror për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe në pjesën e mesit, që e bën të pamundur vazhdimin e garës. Pavarësisht formës së jashtëzakonshme sportive që kisha dhe vazhdoj të kem, sot më duhet të bëj një hap pas.

Një vendim aspak i lehtë, sidomos kur e di sa shumë kam punuar, sa sakrifi ca kam bërë dhe sa i përgatitur isha për këtë kampionat. Por karriera e një sportisti nuk ndërtohet mbi një garë të vetme. Kampionati i radhës po afron dhe nuk mund të rrezikoj që një dëmtim të më mbajë larg pedanës për një periudhë të gjatë.

Ky nuk është dorëzim, por një vendim i menduar për të mbrojtur gjithçka që kam ndërtuar dhe për të vazhduar rrugëtimin dhe objektivat e mia. Beteja ime nuk përfundon këtu. Do të rikthehem sërish më i fortë dhe më i vendosur se kurrë!”, shkruan Briken Calja në deklaratën e tij.

Shtangisti shtërmenas i Tiranës duhej të garonte sot në Baterinë C të peshave 75 kg, një kategori me rivalitet të lartë, ku një vend në zonën e medaljeve ishte shumë i vështirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion