Aksident tragj*k në Has/ Përmbyset mjeti sportiv, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

Aktualitet

Aksident tragj*k në Has/ Përmbyset mjeti sportiv, humb jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur në Krumë ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar i Kosovës. 47-vjeçari drejtonte një mjet sportiv, i cili u përmbys aksidentalisht në livadhet e fshatit Domaj në Has.

 I lënduar ka mbetur edhe vëllai i tij, 38 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Kukësit.

 Njoftimi i plotë:

Krumë/Informacion paraprak

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion