Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca
Lajmifundit
/
17 November 2026, 18:27
Aktualitet

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur pafajësinë e tij.
Më herët Armando Ndreca u shpall fajtor për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, por u deklarua i pafajshëm për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Asokohe, pas bashkimit të dënimeve dhe uljes me 1/3, ai u dënua përfundimisht me 4 vite e 4 muaj burg.


