Zjarr në Lalëz të Durrësit dhe Ishëm, digjen shkurre! Zjarrfikësit 'luftë' me flakët

Aktualitet

Zjarr në Lalëz të Durrësit dhe Ishëm, digjen shkurre!

DURRËS- Një sipërfaqe me bimësi në pyllin e Ishmit është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne.

Flakët po djegin shkurre, e ndërsa fatmirësisht nuk ka dëme një njerëz apo banesa. Zjarr është raportuar edhe në Gjirin e Lalëzit, por që flakët nuk përbëjnë rrezik për banesat. 

Në vendngjarje menjëherë ka shkuar zjarrfikësja e Gjirit të Lalëzit ndërkohë që janë nisur edhe efektivë të tjerë. Zjarret është një problematikë që përballet vendi ynë gjatë stinës së verës. Nuk përjashtohet mundësia që ato të kenë qenë të qëllimshme. 

ME TE LEXUARAT