Zbulimi i 200 pakove me kokainë në Durrës, shoqërohet punonjësi që shkoi të tërhiqte konteinerin me banane

Aktualitet

Zbulimi i 200 pakove me kokainë në Durrës, shoqërohet

Një punonjës i firmës Masabi Fruits në Kombinat është i pari i shoqëruar për rreth 200 kg kokainë të gjetura në konteinerin në Durrës.

Punonjësi shkoi për të tërhequr konteinerin e për të kryer veprimet.

Ndërkohë Policia pritet të ndalojë drejtuesit e firmës Masabi Fruits me qendër në Kombinat ku pritej të zbarkonte dhe konteineri.

“Paraditen e sotme, skaneri i portit të Durrësit ka pulsuar për një kontenier. Menjëherë pas kësaj, përfaqësues të drejtorisë së përgjithshme të Policisë shkuan në port. Nga kontrolli brenda në konenier u gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Kontenieri i disa personave nga Tirana. Emri i të cilëve i padëgjuar më parë për përfshirje në ndonjë vepër kriminale. Kontenierë me banane nga Ekuadori

E kompanisë Massabi Fruits me qendër në Kombinat Tiranë. Afersisht 100 kg kokaine e ngarkuar me tavanin e kontenierit”, njoftoi policia më herët. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion