E frikshme, 60-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në kryeqytet, kishte humbur jetën 9 vjet më parë

Bota

E frikshme, 60-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

Një burrë qëndroi i vdekur në banesën e tij në Oslo për nëntë vjet para se të zbulohej nga një kujdestar në dhjetor, ka deklaruar policia norvegjeze.

Sipas medieve të huaja, burri, i cili ishte në të 60-at e tij, ishte martuar më shumë se një herë dhe gjithashtu kishte fëmijë.

Bazuar në deklaratat e fqinjëve, burri ishte një person i mbyllur dhe kur vërejtën mungesën e tij, menduan se ai ishte zhvendosur ose ishte dërguar në ndonjë institucion.

Ai u gjet vetëm kur kujdestari kërkoi nga policia të hapte apartamentin në mënyrë që të mund të kryente punën e mirëmbajtjes.

Policia beson se burri vdiq në muajin prill të vitit 2011, bazuar në një kuti kartoni të qumështit dhe një letër që u gjetën në banesën e tij. Një autopsi tregoi se ai vdiq për shkaqe natyrore.

Pensioni i tij u ndal në vitin 2018 kur Administrata Norvegjeze e Punës dhe e Mirëqenies nuk mund të kontaktonte me të, por faturat e tij vazhduan të paguheshin automatikisht nga llogaria e tij bankare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion