Grushta e shqelma mes femrave, vajza në Durrës tërhiqet zvarrë nga "Smarti", ndërhyn një djalë dhe...

Disa vajza janë përfshirë në një sherr me grushte e shpulla në Durrës. Pamjet e dhunës janë filmuar nga kalimtarë të rastit që janë bërë dëshmitarë të një skene aspak normale.
Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, një vajzë e cila udhëtonte me një mjet Smart është ndaluar dhe tërhiqet nga dy vajza të tjera me qëllim që ta nxjerrin jashtë automjetit, ndërkohë që edhe goditet me grushte e shuplaka.
Në këto pamje shihet edhe një djalë që afrohet tek makina por nuk dihet se çfarë roli ka ai në këtë sherr.
Mesa duket vajzat kanë akumuluar inatin dhe mllefin mes tyre dhe e kanë zhvendosur sherrin në rrugë, ku nuk ka munguar dhuna.


