Vrasja e 30-vjeçarit për pronat, arrestohen dy nga autorët e krimit, në kërkim një tjetër

Aktualitet

Vrasja e 30-vjeçarit për pronat, arrestohen dy nga autorët e

Disa orë pas krimit, policia ka vënë në pranga dy nga autorët e vrasjes së 30-vjeçarit, Romeo Hasalla, i cili mbeti viktimë e një konflikti për pronat mes kushërinjve të parë në një fshat të Lushnjës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se në pranga janë vënë në pranga janë vënë shtetasit Marjus Hasalla dhe Afrim Hasalla, ndërkohë në kërkim është shpallur Kastriot Hasalla.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.


Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H.

ME TE LEXUARAT