U godit nga betonierja në Itali/ Ky është shqiptari baba i dy fëmijëve që humbi jetën (EMRI+FOTO)

Aktualitet

U godit nga betonierja në Itali/ Ky është shqiptari baba i dy

Personi që shihni në foto është Artur Deliu, i cili humbi jetën në vendin e punës në Itali. 36-vjeçari humbi jetën tragjikisht, për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët.

Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë. Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto.

Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut. Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende në proces nga autoritetet, për të vlerësuar nëse ka pasur mungesë të kushteve të sigurisë në punë

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion