Itali/ Punëtori shqiptar shpëton sipërmarrësin e moshuar nga mbytja pas rënies së makinës në kanal

Aktualitet

Itali/ Punëtori shqiptar shpëton sipërmarrësin e moshuar nga

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur paraditen e së enjtes në Padova, kur një automobil ra në kanalin Battaglia pranë Villa Molin, me një të moshuar brenda.

Automobili Toyota Yaris i sipërmarrësit Giuseppe Salvalajo, themelues i një kompanie ndërtimi, rrëshqiti dhe u zhyt në ujë për shkak të një gabimi në manovrim. Shpejt, disa kalimtarë panë ngjarjen, dhe dy prej tyre u hodhën në ujë për ta shpëtuar drejtuesin e makinës.

Njëri prej tyre ishte Elton Zefi, 30-vjeç, punëtor me origjinë shqiptare, i cili rrëfeu për ANSA se u hodh menjëherë në ujë për të shpëtuar sipërmarrësin. “Nuk pata frikë, mendoja vetëm se duhej bërë shpejt,” tha ai. Falë ndërhyrjes së tyre, Salvalajo u nxorr i gjallë nga automjeti, i cili po tërhiqej nga rryma.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion