Erjon Vishkulli / “Ndërhyrja sot kaloi me sukses, por beteja vazhdon”: Javën e ardhshme një sfidë e madhe

Aktualitet

Erjon Vishkulli / “Ndërhyrja sot kaloi me sukses, por beteja

Erjon Vishkulli ka bërë me dije se ndërhyrja e sotme kirurgjikale ka përfunduar me sukses, por sfida e tij shëndetësore vijon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka treguar se javën e ardhshme e pret një tjetër ndërhyrje, të cilën e cilëson si ndoshta më të rëndësishmen e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin e tij.

Pas dhimbjeve dhe vështirësive të shumta që ka kaluar, ai shprehet se shpresa e tij më e madhe është të rikthejë dritën dhe të mund të shohë sërish jetën siç dëshiron. Pavarësisht pasigurisë për atë që e pret, Erjon Vishkulli shfaq vendosmëri për të mos u dorëzuar, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndrojnë pranë me lutje dhe mbështetje.

"Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon... Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim. Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë! Zoti më dhëntë forcë dhe e bëftë mbarë. Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua," shkruan i riu në Instagram. 

capture-6af4aee039989.jpg

I riu nga Elbasani u lëndua në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, ku raportohet se gjendja e tij është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në sfond dëgjohen shpërthimet e fishekzjarrëve dhe thirrjet e protestuesve që kërkojnë ambulancën për të ndihmuar të plagosurin. Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane, ajo ka kërkuar sekuestrimin e objektit që pritet të nxirret nga syri i 28-vjeçarit, për t’iu nënshtruar më pas ekspertizës.

Hetimet përfshijnë edhe veprimet e efektivëve të policisë, me qëllim verifikimin nëse gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve është përdorur forcë përtej kufijve të lejuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion