Banorët kundër shkrirjes/ KQZ pranon firmat për referendum në Poliçan, Kushtetuesja vendos për fatin e bashkisë

Aktualitet

Banorët kundër shkrirjes/ KQZ pranon firmat për referendum

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar firmat për mbajtjen e një referendumi në Poliçan, banorët e së cilit janë kundër shkrirjes së bashkisë së tyre.

Tanimë, grupi nismëtar do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të vendos për mbajtjen ose jo të referendumit.

Nëse gjykata vendos për mbajtjen e referendumit, atëherë Presidenti Bajram Begaj vendos për datën e mbajtjes dhe nëse gjykata e vendos të kundërtën, atëherë shpresa e banorëve të Poliçanit për Bashkinë e Tyre merr fund!

Sipas ligjit aktual alternativa fituese duhet të marrë shumicën e votave të vlefshme dhe Votat në favor të saj duhet të përbëjnë të paktën 1/3 (33,33%) të zgjedhësve të regjistruar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion