Rama del nga kryeministria pas 7 orësh takim me Ballukun

Kryeministri Edi Rama, largohet nga selia e kryeministrisë pasi një bisede mbi 7-orë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukurës Belinda Balluku.
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku ndodheshin prej 7orësh në ambientet e Kryeministrisë, menjëherë sapo mediat raportuan se Gjykata e Posaçme kishte firmosur pezullimin e saj nga detyra dhe i ka bllokuar pasaportën.
Deri tani, nuk ka një vendim zyrtar dhe as një reagim nga Kryeministria për këtë pretendim, ndërkohë që këtë pasdite takimit kokë më kokë Rama-Balluku i është bashkuar dhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Godina qendrore në bulevardin kryesor të Tiranës është sot më hermetike se kurrë, pasi pavarësisht raportimeve, prej andej nuk ka dalë asnjë informacion për lëvizjet që do të bëjë Edi Rama, nëse vendimi i sotëm i GJKKO do të rezultojë i vërtetë.


