165 ditë protestë / Qytetarët vijojnë revoltën, policia gjobit një tjetër të ri gjatë protestës (FOTO)

Aktualitet

165 ditë protestë / Qytetarët vijojnë revoltën, policia

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të revoltës së studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në një protestë kombëtare, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit.

Edhe gjatë protestës së sotme nuk kanë munguar gjobat ndaj pjesëmarrësve. Pavarësisht se tubimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe nuk është raportuar asnjë incident apo përplasje, policia ka ndëshkuar me gjobë një tjetër të ri.

Ky veprim ka rikthyer vëmendjen te masat e marra nga policia ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë.

 Kujtojmë se kjo është dita e 165-të e protestës, ndërsa studentët vijojnë të refuzojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke këmbëngulur në një kërkesë të vetme: largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

154eabe5-8392-4072-a31c-d1b3ca95e415.webp

a89b0e24-502a-477d-ae18-a69ce2e018bc.webp

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion