“Shpëtoni pensionet! Ndryshoni skemën”, Banka Botërore: Mblidhni taksa nga qiraja, pronat, karboni dhe duhani”

Aktualitet

“Shpëtoni pensionet! Ndryshoni skemën”, Banka

Shqipëria rrezikon të ngadalësojë ritmin e zhvillimit nëse nuk thellon urgjentisht reformat fiskale. Është ky paralajmërimi që Banka Botërore jep në raportin e ri për financat publike.

Skema e pensioneve është një ndër sektorët prioritar sipas Bankës e cila po kthehet në e paqëndrueshme nga ngushtimi i raportit kontribues-përfitues.

“Perspektivat e rritjes ekonomike së Shqipërisë varen nga forcimi i kapitalit njerëzor, përmirësimi i infrastrukturës dhe avancimi i politikave klimatike për të përshpejtuar konvergjencën me BE-në, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve demografike. Shqipëria mund të rrisë investimet tek njerëzit dhe të forcojë ekonominë duke rritur të ardhurat dhe duke shpenzuar më efikasitet.”, u shpreh Massimiliano Paolucci, Banka Botërore.

Raporti tregon se, ndonëse reformat e viteve të fundit kanë forcuar administratën tatimore, të ardhurat mbeten larg potencialit për shkak të informalitetit, mosdeklarimit të pagave.

Banka Botërore rekomandon ndërhyrje të drejtpërdrejta: formalizimin e qirave afatshkurtra, rivlerësimin e taksës mbi pronën sipas vlerës së tregut, taksën e karbonit për qymyrin dhe rritjen e taksave të duhanit në nivelin e BE-së. Këto masa mund të sjellin deri në 0.9 për qind të PBB-së shtesë në të ardhura.

Ministri i Financave vlerësoi rekomandimet e Bankës Botërore të cilat sipas tij do të ndihmojnë në hartimin e politikave më efikase.

“Kuadri fiskal që ndërtojmë sot do të formësojë të ardhmen e Shqipërisë për dekadat e ardhshme. Ne kemi bërë përparime të rëndësishme, por kërkohen reforma të thelluara dhe politika të koordinuara për të përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e financave publike”, deklaroi ministri i Financave, Petrit Malaj.

Në mbyllje, Banka Botërore thekson se Shqipëria ka njohur progres, por për të përshpejtuar konvergjencën me BE-në duhet disiplinë fiskale, reforma të qëndrueshme dhe investime më të mëdha te njerëzit dhe shërbimet publike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion