Dëmtohet Ura e Glinës, pesë fshatra të Dropullit të izoluar! Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

Aktualitet

Dëmtohet Ura e Glinës, pesë fshatra të Dropullit të

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkun e Gjirokastrës, ku vërshimi i ujërave ka dëmtuar rëndë Urën e Glinës në Bashkinë Dropull.

Për shkak të rrezikut, qarkullimi i mjeteve në urë është pezulluar plotësisht, duke izoluar pesë fshatra që lidhen përmes këtij aksi. Prefektja e Gjirokastrës, Albana Hasanaj, konfirmoi se situata kërkon masa emergjente:

“Si pasojë e reshjeve intensive kemi një dëmtim të Urës së Glinës, e cila për momentin është e bllokuar dhe është ndaluar qarkullimi në të dyja kahet për arsye sigurie. Kjo pengon qarkullimin e pesë fshatrave të zonës. Në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe bizneset e zonës kemi vlerësuar një rrugë alternative për të mundësuar ndërhyrjet e nevojshme. Të gjitha grupet e emergjencës janë në terren dhe kemi komunikuar me Ministrinë e Mbrojtjes për marrjen e masave,”– u shpreh ajo.

Autoritetet lokale po punojnë për të garantuar lëvizjen e banorëve dhe për të siguruar zgjidhje të përkohshme derisa të nisë ndërhyrja në urë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion