I akuzuar për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite b*rg pjesëtarin e një grupi krim*nal (EMRI)

Aktualitet

I akuzuar për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite b*rg pjesëtarin

Zamir Hoxha i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike është dënuar nga GJKKO me 8 vite burgim.

Njoftimi i plotë

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Zamir Hoxha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1, si dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2-të i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 70, datë 11.11.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zamir Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a, paragrafi i parë, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zamir Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dhe në bazë të nenit 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

3. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Zamir Hoxha me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

4. Bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e këtij dënimi duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Zamir Hoxha me 8 (tetë) vjet burgim.

5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Zamir Hoxha të fillojë nga dita ekzekutimit të tij dhe në zbatim të nenit 16 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë fazës së hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës i ngarkohen të pandehurit solidarisht bashkë me bashkëtëpandehurit e tjerë të ndarë të këtij gjykimi.

7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

lajm në përditësim...

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion