E moshuara u zhduk nga përmbytjet, vijojnë kërkimet prej më shumë se 12 orësh në Progër të Korçës
Lajmifundit
/
21 Nëntor 2025, 16:23
Aktualitet

Kërkimet për Flora Hoxhën, 76 vjeç, vijojnë prej më shumë se 12 orësh në fshatin Progër të Korçës, ku ajo është zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta.
Situata në zonë mbetet e rënduar, ndërsa prurjet e larta në përroin që përshkon fshatin dyshohet se mund ta kenë marrë të moshuarën me vete.
Në zonë po vijon kontrolli i çdo segmenti të përmbytur, me shpresën për të gjetur gjurmë të 76-vjeçares. Deri tani nuk ka informacione të reja për vendndodhjen e saj.


