Rriten sërish temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Rriten sërish temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e

Moti në vendin tonë ditën e sotme do ndikohet nga mot i kthjellët e me kalime vranësirash kryesisht gjatë orëve të pasdites. Sipas MeteoAlb vijojnë të jenë prezente masat ajrore të qëndrueshme në territorin Shqiptar, të cilat do të sjellin në zonat bregdetare dhe të ulta dominim të kthjellimeve dhe vranësira të lehta.

Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit duke gjeneruar edhe reshje të pakta shiu. Ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion