"Raiffeisen Bank të tërhiqet nga Rusia", Banka Qendrore Europiane ndërhyn prerazi

Lidhjet e Raiffeisen Bank me Rusine po behen gjithnje e me shqetesuese per institucionet amerikane dhe europiane.
Bloomberg raporton se përpjekjet e stërzgjatura të Raiffeisen Bank për të nxjerrë para nga njësia e saj ruse, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskes pas luftes ne Ukraine, pësuan një goditje tjetër ndërsa rregullatorët lëvizën për të përshpejtuar mbylljen e biznesit.
Në një përshkallëzim të rrallë, Banka Qendrore Evropiane tregoi se planifikon të urdhërojë Raiffeisen të shkurtojë librin e saj të huave ruse me 65% deri në vitin 2026, shumë më tepër se sa kishte planifikuar huadhënësi vjenez.
Raiffeisen, e cila operon bankën më të madhe në pronësi të huaj në Rusi, tha në një deklaratë të enjten se një kërkesë e tillë mund të ndikojë negativisht në opsionet për të shitur njësinë e saj në Rusi.








