Dhunimi i të riut në Golem / Policia zbardh ngjarjen, 18-vjeçari u dhunua nga djemtë dhe dhëndri i pronarit

Aktualitet

Dhunimi i të riut në Golem / Policia zbardh ngjarjen,

Policia ka publikuar fakte të tjera lidhur me dhunimin e një të riu në Golem.

Djemtë dhe dhëndri i pronarit të hotelit dhunuan kamerierin për pagesën, xhaxhai shkoi me kallashnikov për t’u hakmarrë.

Ngjarja e rëndë kriminale është parandaluar dy netë më parë në zonën e Malit të Robit në Golem, pas një konflikti në një hotel që rrezikoi të përshkallëzohej në një përplasje me armë zjarri.

Shkak është bërë dhunimi i 18-vjeçarit Genti Nela, i cili punonte si kamerier në lokalin e hotelit. Sipas hetimeve paraprake, i riu është dhunuar pas një konflikti për pagesën e punës së kryer.

Për dhunimin e 18-vjeçarit janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Personi tjetër i përfshirë, 36 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, personat e dyshuar për dhunimin e 18-vjeçarit janë pjesëtarë të familjes së pronarit të hotelit. Florian Habilaj dhe Arbër Habilaj janë djemtë e pronarit, ndërsa personi tjetër është dhëndri i tij. Enold Dragoti është shoku i tyre.

Pas dhunimit, Genti Nela u dërgua në Spitalin e Kavajës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, teksa policia po kryente veprimet në hotel, mori informacion në rrugë operative se xhaxhai i 18-vjeçarit, 47-vjeçari Melison Nela, ishte armatosur dhe po shkonte drejt hotelit, me qëllim hakmarrjen ndaj personave që kishin dhunuar nipin.

Policia ndërhyri menjëherë dhe ndaloi automjetin e 47-vjeçarit në afërsi të hotelit. Gjatë kontrollit, në një çantë shpine u gjet një kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Hetimet zbuluan edhe një tjetër element: pas konfliktit, vendngjarja ishte pastruar, ndërsa DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Melison Nela u arrestua në flagrancë për armën dhe municionin, ndërsa policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe veprimet e secilit prej personave të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion