“Jam e pakënaqur”/ Shefja e UNMIK-ut, rezerva për Kosovën dhe Serbinë

Kosovë&Rajon

“Jam e pakënaqur”/ Shefja e UNMIK-ut, rezerva për

Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, ka shprehur rezerva ndaj Serbisë dhe Kosovës për përparimin e dialogut mes dy vendeve, gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ziadeh tha se kryesisht ka pakënaqësi për nivelin e përparimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pasojat që tha se i ka kjo në situatën e sigurisë.

“Një prej vëzhgimeve kyçe është pakënaqësia me nivelin e përparimit që është arritur përmes dialogut politik dhe pasojat e drejtpërdrejta që kjo ka për situatën e sigurisë. Niveli i mosbesimit fatkeqësisht është i lartë”, u shpreh ajo, duke theksuar se muajin e kaluar “janë rritur tensionet dhe shpjegimi kryesor është pamundësia për t’u marrë me çështjet që mbizotërojnë përmes dialogut”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shefja e UNMIK-ut u ndal edhe te votimi i djeshëm në veri, i cili dështoi për shkak të bojkotit të serbëve.

“Kjo fatkeqsisht tash e përgatit skenën për përzgjatjen e një situate fragjile dhe të pazgjidhur. Nga pikëpamja jonë, do të vazhdojmë ta përkrahim dialogun për të gjetur një zgjidhje konsensuale të çështjeve që kanë mbetur pa u zgjidhur”, tha Ziadeh, duke përmendur më tej incidentin në Banjskë.

“Vazhdoj të theksoj kërkimin e përgjegjësisë për këtë incident shumë serioz të sigurisë, përmes hetimeve të bazuara në fakte dhe vlerësimit të rrethanave. Kjo është çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike në mënyrë që t’u ikim rasteve të tilla të përsëritura”, tha ajo.

Ziadeh nxiti palët që të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje praktike sa më shpejt të jetë e mundur

ME TE LEXUARAT