Lidhje me oligarkët Rusë? Kosova i mbylli në 2019, pse Shqipëria lejon “mikrokreditë”

Aktiviteti i mikrokredive është kthyer në një shqetësim vitet e fundit në Shqipëri pasi banka e Shqipërisë vendosi ti heqë licencën e aktivitetit një prej partnereve të Raiffeisen Bank, që abuzoi me aktivitetin dhe nuk bëri transparencë sipas ligjit.
Sipas bankës së Shqipërisë, Micro Credit Albania nuk kishte caktuar kufizimin e penaliteteve në masën 30% të detyrimit kontraktor siç e parashikon kredia konsumatore, si dhe nuk ka një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij - shkelje të rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. KLIKO PER ME SHUME INFORMACION
Por si kompania që iu hoq licenca, në vend në të njëjtin sektor, operojnë edhe subjekte të tjera si Kredo, NOA apo Fondi Besa. Të gjitha të raportuara për ankesa të shumta nga qytetarët që detyrohen të paguajnë disa fish “kreditë me zero interes” të reklamuara nga këto subjekte.
Rasti më sinjfikativ është ai i “Kredo” një subject që vazhdon të veprojë në Shqipëri, edhe pse Kosova, ia ka vënë kycin duke i mbyllur aktivitetin që prej vitit 2019, për shkak se “varfëroi qytetarët”.

Kredo aktualisht, zotërohet në 91 për qind të aksioneve nga AS "Eleving Consumer Finance Holding" (ish "AS "NF Capital". Ndërkohë ish zotërues i saj me 100 për qind, ka qenë Aigars Kesenfelds.

Mediat e Kosovës, kanë shkruar shumë për Aigars Kesenfelds, milionerin letonez i cili ka në pronësi “Monegon”, është gjithashtu pronar i vërtetë i rreth 100 kompanive të ndryshme në Letoni.

Të dhënat zyrtare të disponueshme në bazën e të dhënave të SRS në Letoni tregojnë se Aigars Kesenfelds hyri thellë në biznes privat pasi la administratën shtetërore gjatë krizës, ku ai punoi nga viti 2005 deri në vitin 2009. Në moshën 21 vjeçare, Aigars Kesenfelds filloi të punojë për Këshillin e Qytetit të Liepāja, shkruan Gazeta Sinjali.
Tashmë Aigars Kesenfelds është pronari i vërtetë i 100 ndërmarrjeve të regjistruara në Letoni, mes tyre kompani huadhënëse jo-bankare si “AS Mogo”, platforma e huave të ndërsjella “AS Mintos Marketplace” dhe ndërmarrjeve të tjera të lidhura me hotele në qytetin Liepaja, sikurse “SIA Promenade Hotel” si dhe shumë kompani fitimprurëse me kapital të madh financiar.
“SIA Lursoft” vitin e kaluar kishte hulumtuar kompanitë në Letoni, duke siguruar të dhëna për përfituesit e tyre të vërtetë. Aigars Kesenfelds dilte se mban rekordin sa i përket statusit të përfituesit të vërtetë, në raport me numrin e kompanive.
I çuditshëm është fakti se Kesenfelds aktualisht nuk mban asnjë pozitë në asnjë prej kompanive të tij të regjistruara, veprim që mesa duket e ka kryer edhe në Shqipëri pasi është ish zotërues i Kredo, por aktualisht nuk rezulton në dokumentet e kompanisë.
Gjithsesi, sipas gazetës Sinjali, në Kosovë, i riu letonez Aigars Kesenfelds nuk ka rreshtur së ndjekuri interesat e tij mbi çdo moral në biznes duke ‘shpërndarë’ kompani edhe jashtë Letonisë si “Dyonne Trading & Investmets Limited” e regjistruar në Maltë apo “Monego” në Kosovë, dhe gjithmonë duke u fshehur prapa ‘pronësisë’. Njësoj ka ndodhur edhe me “Monegon” në Kosovë, institucionin jo-bankar i cili në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë është regjistruar në emër të Egzon Halilit nga Prishtina.
Kreditë e shpejta por fatale për xhepat e kosovarëve që lëshoheshin nga “Monego” janë ndalur më 6 dhjetor nga Banka Qendrore e Kosovës, e cila kishte vendosur që t’ua vë drynin, përpos “Monegos”, edhe “Iute Creditit”.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, kishte treguar sesi “Monego” kishte shfrytëzuar kushtet e vështira financiare të kosovarëve, duke aplikuar kredi të shpejta me norma të pabesueshme të interesit.
Në rastin e “Monegos”, rreth 26% ishte norma e paraparë e interesit me rastin e marrjes së licencës, ndërsa në praktikë u aplikuan norma të interesit 80 deri në 236% mbi normën e planifikuar.
Guvernatori i BQK-së vlerëson se veprimtaria e “Monegos” ka rrezikuar aftësitë paguese të huamarrësve dhe njëkohësisht ka paraqitur rrezik edhe për stabilitetin financiar në Kosovë.
“Monego” e Aigars Kesenfelds kishte ngritur padi kundër vendimit të BQK-së për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit për marrjen e licencës.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar dje kërkesën e “Monegos” për ta shtyrë ekzekutimin e vendimit të BQK-së për marrjen e licencës deri në zgjidhjen e çështjes, duke i vlerësuar të pabazuara pretendimet e “Monegos” në padi. /Gazeta Sinjali/
Themeluesi dhe pronari i institucionit financiar jo-bankar Monego, Aigars Kesenfelds në një intervistë për Telegrafin ka thënë se vendimi i tërheqjes së licencës së operimit nga Banka Qendrore e Kosovë ishte i papritur dhe se nuk është paralajmëruar lidhur me këtë.
Kesenfelds thotë se janë duke negociuar me BQK-në për ta rikthyer licencën dhe se heqja e saj eshte nje shenje e keqe per investimet e huaja.
Lidhjet me Rusinë
REL shkruan: Pronari i kompanisë maqedonase me kapital rus, "Digital Finance International", Oleg Boyko, në hulumtimin e rrjetit hulumtues skandinav “ReBaltika”, është i lidhur me një tjetër pronar të një kompanie për kredi të shpejta në vend. Bëhet fjalë për Aigars Kesenfelds, pronarin e kompanisë Fintech Doo e njohur me markën Tigo.
Sipas bazës së të dhënave të pronarëve të vërtetë, kjo kompani maqedonase është themeluar nga milioneri letonez, Aigars Kesenfelds, i cili, sipas Qendrës për Gazetari Hulumtuese, ReBaltika, është partner i oligarkut rus Boyko në kompaninë Forfinance (4finance) për kredi të shpejta, e cila ka përfaqësi në Maqedoni të Veriut dhe vepron në 11 vende të tjera. Sipas hulumtimit të ReBaltika-s, oligarku rus, Boyko, ka pasur aktivitete në Kosovë për një kohë përmes kompanisë “Monego”, e cila ishte në pronësi të letonezit, Kesenfelds. Megjithatë, në vitin 2019, Banka Qendrore në Prishtinë ia hoqi licencën kësaj kompanie për shkak të “superfitimeve” të dyshimta.
Mesa duket, këto fakte janë disa informacione e dyshime të cilat tashmë duhet të hetohen edhe në kuadër të nismës së fundit të deputetëve të mazhorancës për hetimin e financimeve dhe të ndikimit të Rusisë në rajon dhe në mënyrë të vecantë në Republikën e Shqipërisë.


