Rama zbardh diskutimet nga takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë: Sezoni i ri politik dhe “Pasqyrë Albania”

Politikë

Rama zbardh diskutimet nga takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë:

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga mbledhja e zhvilluar me ministrat dhe drejtuesit politikë këtë të premte në Vilën e Kuqe, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se fokusi i punës ka qenë detajimi i programit për sezonin e ri politik, ku përfshihen kalendarizimi i pranisë në terren, ndërveprimi mes qeverisë e deputetëve, si dhe ndryshimet ligjore për platformën PasqyrAlbania.

Teksa njoftoi edhe mbajtjen e një Konference Kombëtare në muajin nëntor lidhur me nismën “Shqipëria Sociale”, Rama shkruan:

“Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga  kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore,  si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës  së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor”, ka shkruar Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion