Ambasadori i BE krah SPAK: Çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria!
Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka ritheksuar mbështetjet e ndërkombëtarëve për institucionet e drejtësisë. Në një kohë kur sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, SPAK dhe kreut të SPAK, Altin Dumani nga faktorë të politikës janë të shpeshta, ambsadori i BE shpreh mbështetjen e plotë ndaj reformës në drejtësi.
“Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët. Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria.
Në komitetin drejtues të projektit #EU4Justice , theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dhënia në kohë, efektive dhe transparente e drejtësisë është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi.”