Plas SHERRI në Has/ Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin, arrestohet autori! Ja si paraqitet gjendja e të plagosurit (EMRI)

Aktualitet

Plas SHERRI në Has/ Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin,

Një 62-vjeçar, Qazim Cahani, është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 60-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në Krumë, ku autori ka sulmuar viktimën me një mjet prerës.

I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autori gjatë ngjarjes.

NJOFTIMI:

Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Qazim Cahani, 62 vjeç, banues në Krumë.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Qazim Cahani. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT