EMRI/ Në kërkim prej 17 vitesh! Kapet 48-vjeçari shqiptar në Aeroportin e Athinës, akuzohet për...

Aktualitet

EMRI/ Në kërkim prej 17 vitesh! Kapet 48-vjeçari shqiptar

Një 48-vjeçar nga Tepelena, i dënuar për trafik droge, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës. Ardian Gerbi, nga fshati Bënca i Tepelenës, u ndalua më 29 nëntor, por lajmi u bë i njohur vetëm sot nga autoritetet greke.

Sipas policisë greke, Gerbi akuzohet për shitjen e 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë në vitin 2008, një krim për të cilin është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Shqipëri.

Pas arrestimit të tij, janë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku ai do të përballet me dënimin e shqiptuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion