Çfarë po ndodh në shkollat e Italisë? Alarme të reja për bomba dhe evakuime

Bota

Çfarë po ndodh në shkollat e Italisë? Alarme të reja
Pas alarmit masiv të së mërkurës, kur mijëra shkolla në Itali morën email-e kërcënuese për sulme me bombë, kërcënimet janë përsëritur edhe këtë të enjte, duke përfshirë institucione arsimore në disa rajone të vendit.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mesazhe të reja kërcënuese janë raportuar në Torino, Palermo, Liguria, Veneto, Molise, Siçili dhe në provincën e Peruxhias. Në disa shkolla është urdhëruar evakuimi i nxënësve dhe stafit, ndërsa në institucione të tjera janë kryer kontrolle nga autoritetet. Në Peruxhia, pavarësisht marrjes së mesazheve, nuk është kryer evakuimi i shkollave.

Një ditë më parë, më 11 nëntor, rreth 6.300 shkolla në Itali kishin marrë email-e me kërcënime për vendosjen e bombave. Qindra institucione u evakuuan për kontrolle sigurie, ndërsa autoritetet i cilësuan alarmet si të rreme dhe nuk konstatuan rrezik konkret.

Mesazhet e reja duket se mbajnë të njëjtën firmë, atë të një personi që prezantohet si Mikhail Andropov, emër që ishte përdorur edhe në kërcënimet e mëparshme. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar origjinën e mesazheve.

Pavarësisht situatës, shkollat në vend ishin rihapur të enjten sipas orarit normal, pas kontrolleve të kryera një ditë më parë. Megjithatë, vala e re e kërcënimeve ka detyruar disa institucione të marrin sërish masa parandaluese. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion